E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi per suksesin e psikopateve

Një studim i bërë publik nga “CNN” ka bërë të ditur se të sëmurët psikopat nuk gjenden gjithmonë prapa hekurave. Sipas një studimi, ata janë katër herë më favorit për të qenë në krye të institucioneve të larta. Studiuesi britanik, Clive Boddy shkon më tej ai është shprehur se kriza financiare është rezultat i personaliteteve psikopat të cilët udhëheqin.
"Nëse keni punuar në një kompani për një kohë të gjatë , njerzit e dinë se si ju jeni , si i trajtoni punonjësit apo si silleni, panvarësisht se si paraqiteni në një intervistë”– u shpreh Boddy. Në fakt kjo analizë ndiqet mjaft dhe nga një studim,i cili është bërë në vitin 2010 ku tregon se 4% e drejtuesve të lartë shfaqin tendenca psikopatike dhe të paktën 1 % e tyre gjenden në çdo shoqëri. Boddy shpjegon se njerzit priren të mendojnë psikopatët si kriminelë, por në fakt nuk është ashtu. Personat psikopatë nuk dalin për të vrarë, por për të fituar diçka më shumë për vete, duke përdorur apo vënë në rrezik pronën e dikujt tjetër.
Arsyeja pse të sëmurët psikopatik kanë katër herë më shumë tendenca për të qenë në krye të shoqërive të rëndësishme është fakti se ata janë karizmatik, sharmant, të përcjellin besim edhe pse ky i fundit është bazuar në mashtrim.
Perona të tillë nuk pendohen, vjedhin dhe arrijnë qëllimet e tyre gjithmonë në bazë të mashtrimit. Ata janë të prirur për të marrë përsipër rreziqe pa menduar për pasojat.
Shkencëtarët shtojnë se psikopatia nuk është një person i çmendnur, por një person i cili ka çrregullim të personalitetit të tij, si dhe luhatje të shpeshta .
Psikopatët "besojnë se rregullat nuk zbatohen ndaj tyre". Ata duan të luajnë me njerëz të mirë. Të sëmurët psikopatë janë të talentuar në gjetjen e dobësisë dhe pasigurisë së kolegëve.
Kjo lidhet ngushtë dhe me krimet në ambjentet e punës, pasi një njeri psikopat nuk ndjen keqardhje .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›