E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ashpërsohen masat ndaj krimit

Kështu, nga aksionet janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Fillimisht, mbrëmjen e shkuar u arrestuar shtetasi Erind Sulçaj, 24-vjeç, banues në fshatin Mesaplik.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi në datë 16 Dhjetor 2011 në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Savrës te karburant ALPET  në qytetin e Lushnjës në bashkëpunim me dy persona të tjerë u kanë vjedhur me armë shtetasve V. K., dhe T. L., shumën prej 50 mijë euro. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe disa vepra të tjera në qytetin e Vlorës.

Ky shtetas i është dorëzuar Komisariatit të Policisë Lushnjë. Po mbrëmë, sektori i Kërkimit dhe Operacioneve Speciale ka arrestuar shtetasin Dritan Dhoraj, 41-vjeç, lindur e banues në fshatin  Peshkëpi të Rrethit Vlorë. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi në ne vitin 2005 në fshatin Peshkëpi në një sipërfaqe prej 130 metra katrorë ka kultivuar 70 rrënjë bimë narkotike “kanabis sativa”.  Për këtë arsye Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2009 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg.

Gjithashtu nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ditën e djeshme si rezultat i Planit Operacional me qëllim rritjen e efikasitetit të strukturave të  Policisë së Shtetit në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në komunitet  janë kontrolluar 150 automjete nga të cilat janë bllokuar 25 pasi janë gjetur me targa të falsifikuara dhe me mangësi në dokumentacion; si dhe janë shoqëruar për verifikim në komisariat i 35 personave. /Start/

                                                                                             2012-02-08 10:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›