E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, të paktën 12 akse rrugore të pakalueshme

Polica e Shtetit bëri të ditur të dhënat më të fundit të situatës në Qarqet ku ka pasur reshje të mëdha dëbore. Sipas të dhënave, të paktën 12 akse rrugore janë të pakalueshme, kryesisht në Qarkun e Kukësit, Dibrës dhe Pukës.

Rrugët ku qarkullohet me vështirësi si dhe akset e pakalueshme:

Në qarkun Kukës:
1.      aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë, i  kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5.      aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
6.      aksi Krumë – B. Curri,  i pakalueshëm,
7.      aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Kukës – Topojan,  i kalueshëm me zinxhirë,
9.      aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
10.  aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11.  aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
 
Në qarkun Dibër:  
1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras,  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
8.      aksi Steblevë – Librazhd,  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta se dje dhe reshjet e  dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.      aksi  rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm  me zinxhirë, pasi ka ngrica,
2.      aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
4.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
5.      aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm, por ka ngrica,
6.      akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
7.      aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
8.      akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
9.  aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
10.  aksi Fushë Arrës – Iballë, i  pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk  bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe.  Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës  ka rënie ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët. Po punohet për pastrimin e tyre.
 
Në qarkun Lezhë:
1.      aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,
2.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe  po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.

Në qarkun Elbasan:
1.      aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
 Në qarkun Korçë:
1.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, janë të kalueshme me zinxhirë,
2.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i  kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe  po  fryn një erë e fortë, por  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Gjirokastër:
1.      aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
 
Në qarkun Vlorë:

1.      në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

/Start/

                                                                                             2012-02-08 10:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›