Pukë, një familje kërkon ndihmë: Kemi mbetur pa bukë, bora 2 m
PUKE-Një familje në fshatin Ars Miliska të Pukës,kërkon ndihmë në News 24. Në një lidhe telefonike kryefamiljari Pëllumb Nika, bën apel për ndihmë pasi ai dhe familja e tij prej 8 anëtarësh janë të izoluar nga bora, ndërkohë që rezervat ushqimore i kanë mbaruar.
“Trashësia e dëborës këtu mbi 2 metra këtu, rrugët janë të bllokuara. Jemi në gjendje të rënduar si nga moti dhe nga kushtet ekonomike. Jemi në kushte të këqija. Të gjitha ushqimet, veshmbathjet kanë mbaruar”, u shpreh Nika
Ai shtoi se në këtë situatë ndodhen edhe 3 familje të tjera rreth 20 frymë.
(ma.ar/BalkanWeb)