Greqi, fushatë kundër simboleve fetare në vendet publike
ATHINE- Një grup për të drejtat e njeriut në Greqi, ka nisur një fushatë për heqjen e simboleve fetare nga shkollat dhe ndërtesat e tjera publike. Fushata në Greqi pasoi atë të Italisë ku u kërkua heqja e kryqeve nga klasat sepse ishin diskriminuese kundër fëmijëve të feve të tjera. Tashmë simbolet fetare në Greqi janë shndërruar në cështjen e ditës, ku ikonat fetare janë të vendosura në pothuajse cdo klasë prej disa dekadash.
Një emigrant, anëtar i grupit të Helsinkit, i ka dërguar një kërkesë avokatit të popullit në Athinë për heqjen e të gjithë simboleve fetare nga shkollat ku mësojnë fëmijët. Një tjetër anëtar i këtij grupi ka kërkuar që rituali i lutjeve të mëngjesit të ndërpritet menjëherë.
Sipas grupit të të drejtave të njeriut, ikonat fetare diskriminojnë besimet e tjera, vecanërisht fenë e emigrantëve të shumtë që jetojnë në këtë vend.
Kisha greke dhe klerikët e kanë kundërshtuar këtë kërkesë duke deklaruar se feja është pjesa e kluturës dhe historisë së Greqisë.
Sipas priftërinjëve, kryqet në qafe dhe ikonat fetare në makina apo shtëpi janë një burim mbështetjeje psikologjike në kohë të vështira. Por shumë mësues shprehen se janë në mbështetje të heqjes së simboleve fetare nga shkollat. Sipas të dhënave zyrtare, nga 11 milion banorë që ka Greqia, 1 përqind janë emigrantë por numri sa vjen dhe rritet cdo vit. Në këtë vend jetojnë besimtarë myslimanë, hebrenj dhe hindu.
(e.n/News24/BalkanWeb)