Kaos në transportin ajror

Vijon te mbetet problematike situata ne Evropën Veriore e Qendrore, si rezultat i temperaturave te ulëta, çka ka sjelle edhe reshje te dendura te dëborës. Aeroporti me i madh i Evropës "Heathrow", punon vetëm ne 30% te kapacitetit te tij ndërsa mijëra qytetare kane kaluar natën ne godine ne pritje te fluturimeve. Situate alarmante paraqitet edhe ne aeroportin e "Frankfurtit" te Gjermani ku njoftohet se vetëm mëngjesin e sotëm janë anuluar 300 fluturime, te cilat kane krijuar kaos ne transportin ajror. Situate e ngjashme paraqitet edhe ne Francë e Itali, ndërsa problem mbetet edhe transporti rrugor, ku akset kryesore janë bllokuar nga bora duke paralizuar qarkullimin.
Shpërndaje