E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon kaosi i fluturimeve ne Evrope

Reshjet e dëborës qe kane rene gjate natës e kane renduar edhe me shume situatën ne Evrope, ndërkohë qe mijëra udhëtarë ne disa shtete vazhdojnë te qëndrojnë te bllokuar neper aeroporte, ne prag te Krishtlindjeve. Te tjera fluturime janë anuluar nga aeroporti kryesor i Gjermanisë, Frankfurti, ndërsa ne Britaninë e Madhe, aeroporti i Hithrou lajmëroi se do te vazhdoje te punoje me 30 për qind te kapacitetit deri te mërkurën. Ne Londër, radha e udhëtareve për trenat Eurostar ne drejtim te Francës dhe Belgjikës ka arritur deri ne 1 kilometër. Vete kompania i sugjeroi pasagjereve te ndryshojnë orarin e udhëtimit, ose te marrin mbrapsht paratë e biletave, pasi shërbimi i trenave është thuajse i pamundur te paktën për këtë te marte. Anulime dhe vonesa te mëdha fluturimesh janë shënuar edhe ne dy aeroportet kryesore te Parisit, po ashtu edhe ne Amsterdam e Bruksel. Ne kryeqytetin belg, shume persona e kaluan natën ne aeroport, ndërsa autoritetet sollën aty edhe klounë për te argëtuar sadopak udhëtarët e acaruar. Veç transportit ajror dhe atij hekurudhor, i goditur rezulton edhe ai rrugor, ndërsa është shënuar një numër i madh aksidentesh ne autostradat evropiane.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›