E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në zgjedhjet në Bjellorusi

Përfundojnë ne dhune fizike zgjedhjet presidenciale ne bjellorusi. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi rezultatin për një fitore te thelle te presidentit aktual Aleksandër Lukashenko, 9 kandidatet e tjerë, se bashku me mbështetësit e tyre, kane protestuar ne rrugët e Minskut, me pretendimin se janë manipuluar zgjedhjet. Kaq ka mjaftuar qe situata te degradonte ne përleshje fizike. Qindra persona raportohen te lënduar, ndërsa afro 1 mije manifestues janë arrestuar, nder te cilët edhe 7 nga 9 kandidatet për president. Tubuesit kërkuan transparence te rezultatit, i cili sipas KQZ-se paraqiste Lukashenkon fitues me 79.7% te votave. Aleksandër Lukashenko, i cili qeveriste këtë vend për 16 vjet me radhe, tha pas demonstratave se zgjedhjet kane qene te lira dhe se ato shprehin vullnetin e popullit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›