E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi grabitet muzeu historik Olympia

Grabitës të armatosur kanë vjedhur dhjetra objekte nga një muze në “Olympia-n” e lashtë, vendlindja e Lojërave Olimpike. Lajmin e kanë bërë me dije  zyrtarët greke, ku sipas tyre, dy persona të armatosur  të maskuar kanë thyer muzeun arkeologjik  pasi kanë sulmuar dhe rojet.

Zyrtarët kanë bërë me dije se janë vjedhur objekte me vlerë të pallogaritshme. Megjithatë ende nuk janë dhënë hollësi. Ndërkohë që Ministri i Kulturës ka bërë me dije se do të japë dorëheqjen,  ndërkohë që pritet një deklaratë e ministrit gjatë ditës. Muzeu është parë si një nga vendet më të rëndësishme kulturore në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›