Republika e Kosoves progres ne ndertimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike
“Në këto katër vjet Republika e Kosovës ka shënuar një progres domethënës në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike e funksionale të shtetit ligjor në shërbim të qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike”. Kështu u shpreh kryeministri, Sali Berisha në mesazhin e urimit për kreun e qeverisë kosovare, Hashim Thaçi me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“I nderuar zoti Kryeministër, kremtimi i shpalljes së Republikës së Kosovës, shtet i pavarur e sovran më jep kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë, që në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare t’ju përcjell Juve dhe, përmes Jush, të gjithë popullit të Kosovës, përshëndetjet e mia më të ngrohta vëllazërore dhe urimet më të mira”, vlerësohej në mesazhin e urimit të kryeministri Berisha.
Njëkohësisht, kreu i ekzekutivit shqiptar shtoi në urimin e tij se “ndaj kënaqësinë për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe procesin përmbyllës të pavarësisë së mbikqyrur, duke mundësuar zhvillimin e vazhdueshëm të vendit si demokraci e pavarur, sovrane dhe multi-etnike”.
Sipas kryeministrit Berisha komuniteti serb dhe komunitetet e tjera pakicë që morën pjesë masivisht në zgjedhjet e fundit parlamentare, tashmë janë pjesë e procesit qeverisës të Kosovës në nivel qendror e lokal, pasi kanë krijuar bindjen e qëndrueshme, se zgjidhja e problemeve të tyre të përditshme realizohet përmes angazhimit dhe përfaqësimit të tyre politik në institucionet legjitime të Kosovës.
“Me këtë rast më lejoni t’ju siguroj, se Qeveria Shqiptare dhe unë personalisht, jemi plotësisht të vendosur e të angazhuar, që marrëdheniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona të njohin zhvillime të reja pozitive, të pasurohen më tej në të gjitha fushat, në dobi të popujve tanë vëllezër”, vlerësoi kryeministri Berisha.