Ministri i Jashtem bashkebisedim me te rinj kosovare

Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto priti në ditën e përvjetorit të katër të Pavarësisë së Kosovës, një grup të rinjsh shqiptarësh të fqinjes tonë veriore. Gjatë adresimit të tij para miqve të rinj nga Kosova, ministri Haxhianasto u ndal sëpari tek progres i jashtëzakonshëm në këto katër vite të këtij shteti. Gjithashtu, ministri i jashtëm, Haxhinasto përsëriti dhe njëherë tjetër faktin se vendi ynë mbështet procesin e njohjeve të tjera të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Nga ana e tyre, përfaqësuesit nga Kosova, e falënderuan zëvendëskryeministrin Haxhinasto për pritjen dhe shprehën mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria tregon ndaj Republikës së Kosovës, si në drejtim të njohjeve të reja, ashtu edhe në proceset e integrimit euroatlantik.