Kreu i PS-se urim per 4 vjetorin e Pavaresise e Kosoves

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në urimin me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u shpreh se “17 shkurti mbetet një datë e gdhendur në historinë e kombit”. Kryesocialisti theksoi se është kundër çdo përpjekjeje për mospranimin e sovranitetit të Kosovës. Në deklaratën e tij, Rama deklaroi se Serbia duhet ta kuptojë se Kosova i ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë.