E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, guvernatori:Jo ristrukturimtë borxhit

ATHINE- Një tjetër “Jo" për ristrukturimin e borxhin e Greqisë është shqiptuar nga guvernatori i Bankës së Greqisë, George Provopoulos.

"Banka e Greqisë ka shpjeguar qartë se një opsion i tillë nuk është as i nevojshëm as i dëshirueshëm," tha ai.

Një ditë më parë ish kryeministri grek Kostas Simitis u shpreh në favor të ristrukturimit të borxhit grek, qëndrim që shkaktoi reagime kundërshtuese.

Ministri i Financave tha nga Uashingtoni se debati mbi cështjen e ristrukturimit të borxhit nuk i ndihmon vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›