The Times:Skenari kroati luftës ballkanike
ZAGREB- Luftërat ballkanike të viteve ‘90 janë përshkuar me masakra më brutale të civilëve në historinë e pasluftës në Evropë. Pas një gjykimi trevjeçar në Gjykatën e Hagës, dy gjeneralë kroatë u dënuan javën e kaluar për krime lufte të kryera më 1995, por vendimet ishin të ndershme dhe të drejta. Kjo është një pjesë e shkrimit të pretigjozes ‘The Times’, që citon agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë.
Ndërkohë që bëhet me dije se vendimi i Hagë duhet të pranohet nga liderët kroatë nëse vendi synon që të integrohet tërësisht në gjirin e shteteve Europiane. Komandantë ushtarakë kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, me nga 18 vjet burg për secilin.
Gjeneralët akuzohen se kanë vënë në shënjestër civilë gjatë operacionit “Stuhia”, një fushatë ushtarake për të rikthyer Krajinën e kontrolluar nga serbët. Pretendimet e prokurorëve, të pranuara nga gjykatësit, flasin për 324 serbë të vrarë gjatë këtij sulmi dhe 90,000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Bombardimet e rajoneve civile ishin vrastare dhe monstruoze, ndërkohë që dorëzimi i ekzekutuesve te drejtësia ndërkombëtare ishte kërkesë minimale për liderët e Kroacisë, publikohet në shkrimin e gazetës amerikane.
Ndërkohë që REL duke cituar ‘Times’, bën me dije se e njëjta logjike vlen edhe për Serbinë. Autoritetet e saj duhet ta burgosin dhe ekstradojnë gjeneralin Ratko Mlladiq, komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, të akuzuar për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime të tjera.
Në shkrim thuhet se nëse Serbia nuk e merr me seriozitet këtë detyrim atëherë edhe aplikimi i sj në BE, pasi cdo shtet që aspiron të marrë pjesë në institucionet politike të Europës duhet të pranojë standartet e saj. Por, nga ana tjetër edhe lidërët perëndimor kanë detyrim që ta pasqyrojnë me syrin kritikpeshën e përgjegjësisë në historinë e redhe të tmerrshme të Ballkanit.
(e.m/rel/BalkanWeb)