E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika e akuzapër klasiken, Krujsulmon Zhoze Murinjon

Klasikja e parë mes Realit e Barcelonës nga katër të tillat që do të luhen në harkun e 18 ditëve, nuk është arkivuar ende dhe vazhdon të prodhojë polemika. Mes dy kampeve duket se ekziston një betejë e vërtetë, që përfshin tifozët, klubet, por edhe mediat. E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” ka zbuluar sot se portugezi Pepe ka patur një sherr me disa futbollistë të Barçës në ndeshjen e së shtunës, ndërkohë që ka shkuar deri aty sa të pështyjë disa prej tyre, madje edhe Lionel Mesin. E ndërkohë, Johan Krujf ka kritikuar ashpër Zhoze Murinjon për mënyrën sesi luajti ndaj Barcelonës në klasiken e 16 prillit. Në faqet e gazetës “El Periodico”, holandezi ka shkruar se Murinjo është një trajner titujsh, por jo trajner futbolli. “Formacioni i përdorur prej tij ishte komplimenti më i madh për Barcelonën, - shkruan Krujf. – Dukej që Murinjo kishte frikë përderisa hodhi në fushën e lojës 7 mbrojtës. Ai ka frikë vërtetë, pasi në konferencën për shtyp pas ndeshjes foli për gjithçka, përveçse për futboll. Ai është një trajner që kërkon vetëm të fitojë dhe jo të luajë futboll, nëse këtë e quajmë spektakël për njerëzit”, shton më tej ish-trajneri i Barcelonës. Por, një goditje e fortë për teknikun portugez ka ardhur edhe nga legjenda e Realit Alfredo di Stefano. “Rezulton se Barcelona është dukshëm superiore ndaj Realit. Të ndërtosh aksione ofensive, të bazuar te kundërsulmi, nuk është forma më e përshtatshme për të surprizuar kundërshtarët”, tha Di Stefano. Por, ajo e së shtunës ishte vetëm klasikja e parë. Të mërkurën, Reali dhe Barcelona do të përballen në Valencia në finalen e Kupës së Mbretit, ndërkohë që më 27 prill dhe 3 maj, në gjysmëfinalen e Champions League.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›