E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI publikon rezultatet e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se në 66 Njësi Vendore, të cilat janë kryesisht komuna, LSI ka marrë 19300 vota nga 11600 të tilla të marra në zgjedhjet e vitit 2009.

“Ne kemi të konfirmuar tashmë fitoren në dy bashki, në Bashkinë e Lezhës dhe në Bashkinë e Çorovodës. Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të ditur gjithashtu që vetëm në Rrethin e Tropojës ku kemi rezultatet përfundimtare të shpallura nga KZAZ, LSI ka marrë 1016 vota nga 191 vota të marra në vitin 2009 apo krahasuar me vitin 2007 ku janë marrë 579 vota”, tha Rama.

Ai bëri të ditur me detaje të gjitha votat e fituara në të gjitha njësitë vendore. Luan Rama thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjitha nivelet ku është e pranishme, në të gjitha qendrat e numërimit përmes përfaqësuesve të saj është kontribuuese pozitive, serioze dhe shumë korrekte për të ndihmuar procesin dhe për ta kurorëzuar atë me sukses. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-10 17:33
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›