Greqi, identifikohet shqiptari që u vra dhe u dogj bashkë me një grek
MITILINI - Identifikohet shqiptari që u gjet i vrarë e djegur në një kamion, së bashku me një shtetas grek, sot në mëngjes në ishullin Mitilini të Greqisë.
Shqiptari 39 vjeçar Feim Meta, nga fshati Kuman i Fierit dhe një shtetas grek 30 vjeçar u gjetën pa jetë nga kalimtarë të rastit, në një kamion gjysmë të djegur, në një zonë rurale në Keramia Lesvos.
Nga hetimet e para u konstatua se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri. Më pas, me sa duket për të humbur gjurmët, vrasësi apo vrasësit i kishin vënë flakën kamionit me kufomat e viktimave.
Shqiptari Feim Meta dhe 30 vjeçari vendas, të cilët punonin si ndërtues, ishin raportuar të zhdukur nga familjarët në datën 19 Prill, ditë kur duhet të jetë kryer edhe vrasja. Meta jetonte në ishullin grek që prej vitit 1997.
Policia po kryen hetimet për identifikimin e kapjen e vrasësve si dhe zbardhjen e plotë të krimit të dyfishtë, dhe një nga pistat është larja e hesapeve.
Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, gjenden të vrarë 2 persona, njëri shqiptar 39 vjeç