Gjysma e grekëve nuk kanë mjaft për të ngrënë
ATHINE - Në anketën e zhvilluar në Greqi nga Eurobarometri tregohet se 50% e grekëve janë të paaftë për të blerë ushqimet e nevojshme.
Greqia ka fituar kështu, një tjetër tregues negativ, duke tejkaluar madje edhe Bullgarinë, për nevojat bazë të paplotësuara.
1 në 2 grekë “luftojnë” për të blerë ushqim ose për të paguar faturat në 12 muajt e fundit. Kjo është e vërteta e trishtuar e studimit, botuar në gazetën "Eleftero Tipo".
45% e njerëzve pranojnë se ndonjëherë nuk kanë të holla për të blerë ushqimet e nevojshme. Vetëm 1 në 10 grekë nuk përballet me probleme në pagesa, ndërsa 97% thonë se e kanë ndjerë që varfëria është rritur.
73% e të anketuarve pranojnë se shtyjnë afatet e pagesës së faturave, ndërsa 63% thonë se është e vështirë për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor për veten e tyre dhe të afërmit.
Fjala ”pasiguri” ka hyrë tashmë në fjalorin e përditshëm. 45% e njerëzve thonë se kanë stres të vazhdueshëm për shkak të faturave që duhet të shlyejnë, ndërsa 8 në 10 vetë besojnë se shumë shpejt, do ta kenë të vështirë për të përmbushur shpenzimet aktuale për fëmijët.
Doza e hipotekave, e qirave dhe terrorizimi nga ideja e pushimit nga puna, bën që shumica e të intervistuarve të mos e shohin “fundin e tunelit” dhe të besojnë se situata ekonomike në Greqi, do të përkeqësohet në edhe më shumë gjatë vitit 2012.