Aksident ne Meksike vdesin 43 persona
Të paktën 43 persona gjetën vdekjen në një aksident automobilistik në shtetin meksikan të Veracruz. Lajmin e kane bere me dije autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi kur një kamion i ngarkuar u përplas me një autobus udhëtarësh në veri të provincës meksikane dhe raportohet se mes viktimave ndodhen edhe katër minorenë. Sipas hetimeve të para, mjetet u përplasën për shkak të trajlerit që tërhiqte pas vetes kamioni. Presidenti i vendit, Felipe Calderon shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm, me anë të një mesazhi të postuar në Tuitter. Zëdhënësi i policisë lokale tha se nuk mund të thuhet sesa ka qenë numri i të plagosurve në aksident, i cili ndodhi në një pjesë të Meksikës që së fundmi është përfshirë nga dhuna e bandave të lidhura me drogën.
Mjekësia ligjore përshkroi skenën e aksidentit, ku mësohet se rimorkio e kamionit ishte shkaku i aksidentit të rëndë.
Mjekësia ligjore përshkroi skenën e aksidentit, ku mësohet se rimorkio e kamionit ishte shkaku i aksidentit të rëndë.