Sarkozi sulmon rivalin e tij ne tubimin e fundit
Fjalimi i fundit në fushatën elektorale për presidentin Nikolas Sarkozi u përqendrua kryesisht në sulmin kundër rivalit të tij socialist Fransua Hollande . Tubimi i fundit i presidentit Sarkozi u mbajt në Nisë, ku ai kërkoi mobilizimin e të gjithë mbështetësve të tij një dite para heshtjes zgjedhore .
Në qytetin mesdhetar të Nisës, ku e djathta ekstreme gëzon një mbështetje të fortë, Sarkozi u përqëndrua në respektimin e vlerave tradicionale franceze, në një përpjekje për të afruar zgjedhësit, që përndryshe mund të votojnë për kandidaten Lë Pen.
"Për ne Franca është në një moment historik, Franca nuk mund të gabojë, çdo fletë votimi e së dielës do të shënoje fitoren tonë. Zgjidhja që kemi bërë është ajo e një France të forte - tha Sarkozi.
Duke iu referuar fjalimit të një dite më parë të Hollande, drejtuar votuesve të majtë, Sarkozi tha se e refuzon një fushatë të tillë, që i flet vetëm një pjese të shoqërisë franceze.
Gjatë fushates kriza ekonomike ka zënë vend të rëndësishëm në fjalimet e dy kandidatëve kryesorë në vend. Hollande gjatë fjalimit të tij të fundit para mbështetësve u shpreh se tashmë është koha e të majtëve të qeverisin vendin.
Të dy kandidatët kryesorë kanë premtuar për të balancuar buxhetin. Megjithatë, platformat e tyre kanë kundërshti të thella, me Hollande që vendos në dyshim respektimin e traktatit të euros, të mbështetur fuqimisht nga Franca si “zgjidhjen e vetme” për të dalë nga kriza.
Nga ana e tij, presidenti Sarkozy ka vendosur theksin tek vazhdimi i partneritetit franko-gjeman në udhëheqjen e Eurozonës larg kësaj krize, ndërsa drejtuesit e fushatës së tij theksojnë se nuk është gjëja më e mirë për vendin që të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, ndërsa është duke u përballur me vështirësi të shumta ekonomike.
Sipas sondazheve, në këto zgjedhje, do të vihet re dukshëm forcimi i të dy ekstremeve, i atij të djathtë dhe të majtë. Ultranacionalistët e Marine le Pen, “Fronti Kombëtar” i krahut të djathtë, pritet të grumbullojnë 17% të preferencave, ndërsa liderja e tyre pritet të renditet menjëherë pas dy kandidatëve kryesorë.
Nëse asnjeri prej kandidatëve nuk do të arrijë të marre shumicën në zgjedhjet e së dielës atëherë do të zhvillohet një balotazh më 6 maj.