Keshilli i Sigurimit voton sot per Sirine
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka arritur një marrëveshje paraprake për një rezolutë që do të rriste numrin e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri në 300 vetë. Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara, Gerard Araud, tha se Këshilli pritet të mbidhet gjatë së shtunës për të votuar. Vendimi i Këshillit të Sigurimit vjen në një kohë kur armëpushimi i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan, u thye përsëri gjatë të premtes.
Forcat e sigurimit hapën zjarr kundër protestuesve dhe goditën bazat e opozitës, ndërsa qeveria i akuzoi ata për një shpërthim me pasoja vdekjeprurëse. Aktivistët thonë se mijëra protestues që bënin thirrje për dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Asad demonstruan në mbarë vendin në praninë e forcave të shumta të sigurimit në shumë zona. Grupet e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane vranë të paktën 11 civilë, duke përfshirë edhe disa në Homs.
Edhe pas vendosjes se armëpushimit forcat e presidentit Bashar Al Asad nuk kanë ndalur sulmet ndaj bastioneve opozitare në shume qytete të vendit.Dhjetëra civilë po humbin jetën çdo ditë, ndërsa presidenti sirian duket i vendosur në rrugën e tij drejt shkatërrimit të vendit.