Topi: Dialog mes palëve për interesat kombëtare dhe bashkëjetesë politike
GJIROKASTËR- Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar nevojën për dialog midis forcave politike si një element shumë i rëdësishëm të demokracisë në vend dhe bashkëjetesës politike.
Këto komente kreu i shteti i bëri gjatë vizitës që po kryen në Gjirokastër, ku u prit nga kreu i Bashkisë Flamur Bime. Deklarata vjen duke i’u referuar komenteve që drejtues të lartë të mazhorancës kanë bërë në drejtim të tij.
Topi theksoi se bashkëpunimi politik është kusht themelor për interesat kombëtare të vendit.
Presidenti apeloi për ruajtjen e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe qëndror për një bashkëqeverisje të mirë në shërbim ë qytetarëve.
Presidenti Topi gjatë vizitës së tij në Gjirokastër është takuar me krerët vendorë, ndërkohë më pas ka vizituar monumentet historike dhe kulturore.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Topi: Dialog mes palëve për interesat kombëtar dhe bashkëjetesë politike