E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Buxheti më i madh për interesin e borxhit

TIRANE- Pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Berisha se buxheti i vitit 2012 është buxheti më i madh që qeveria shqiptare ka paraqitur ndonjëherë në Kuvend, vjen edhe reagimi i Ramës.

Kryesocialisti ka zgjedhur sërish rrjetin social Twitter për të shprehur qendrimin e tij. Rama është shprehur se ky është buxheti më i madh për interesin e borxhit që ka marrë kryeministri dhe që sipas tij, e paguajnë shqiptarët.

“Buxheti më i madh? Po, më i madhi për interesin e borxhit që e ka marrë Saliu, por e paguajnë shqiptarët. Të tjerat? Hukubet”, komentoi Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›