Nëna e 2 vajzat u mbytën në Itali, familja në Lezhë pret trupat
LEZHË- Dyert e mortit janë hapur nga të afërmit e kësaj familje, ndërkohë që pritet mbërritja e trupave të pajetë të nënës 28-vjecare Shpresa, si dhe dy vajzave të saj Xhoja 8 vjece dhe Janisa që për pak mbushte 1 vjec.
“Ishalla nuk shohim më si këto tragjedi”, shprehet një familjare.
“Shkojnë të punojnë në emgrim e të vijnë tre kufoma..”, komenton një i afërm.
Të afërmit rrëfejnë se bashkëshorti i Shpresës, Flamuri ndodhet ende në gjendje shoku për humbjen e gruas dhe vajzave të tij. Ceremona e lamtumirës së tre viktimave pritet të zhvillohet në orën 13:00 të së martës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)