E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, jep dorëheqje lideri socialist

Lideri socialist i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka dhënë formalisht dorëheqje, për t`i lejuar partisë së tij të zgjedhë pasardhësin.

Papandreu ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit në nëntor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugën qeverisë së koalicionit.

Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, pritet të pasojë Papandreun pas votimit të socialistëve për udhëheqësin e ri, më 18 mars.

Partia Socialiste PASOK ka ardhur në pushtet në vitin 2009, por një vit më vonë qeveria e Papndreut është përballur me falimentim.

Sondazhet e fundit thonë se PASOK do të pësojë humbje të madhe në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›