E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike sulm me granata ne nje bar striptizmi

Personeli i urgjencës në Montrrey të Meksikës vrapoi të premten në një lokal stripzitesh ku një person hodhi një granatë në mes të njerëzve. Mjekët të pandihmuar nga policia, hynë në ndërtesë për të ndihmuar viktimat. Brenda klubit të natës dy persona u gjetën të vdekur, ndërsa të gjithë të tjerët kërcimtaret, klientët dhe kamarierët u larguan nga ndërtesa menjëherë pas shpërthimit.
Një mjek mbante një elektrik në dorë, ndërsa të tjerët u munduan të shpëtojnë të lënduarit në mes të errësirës. Pas minutash të tëra policia arriti në vendngjarje. Në gusht të vitit 2011, më shumë se 50 njerëz humbën jetën, kur persona të armatosur sulmuan një kazino mbushur me njerëz.
Në pesë vitet e fundit, pasi Presidenti meksikan Felipe Kalderon nisi një ofensivë masive kundër narkotikëve, rreth 50.000 vetë janë vrarë në të gjithë vendin.
Ushtria po përpiqet të frenojë rrjedhjen e drogës e cila udhëton në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe karakterizohet nga luftëra mes bandave për kontrollin e rrugëve të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›