E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni rrezatimi tek femijet

Frika nga rrezet radioaktive në Japoni nuk ka përfunduar. Simtoma të çuditshme po shfaqen kryesisht tek fëmijët të cilët jetojnë në Fukushima ose rreth saj. Prindërit janë të shqetësuar për të vegjlit e tyre, të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë, për të mos pësuar nga rrezatimi.
Banorët në Japoni janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, pas disa raporteve për rrezatimin ne Fukushima si edhe simtomat jonormale të shkaktuara së fundmi po alarmojnë rajonin e goditur një vit më parë nga tsunami e tërmeti shkatërrimtar.
Kjo situatë po shqetëson këtë nënë e cila thotë se tre fëmijët e saj ankohen në shkollë për dhimbje fyti, gjakderdhje nga hunda dhe diare.
Këto simptoma sipas saj zhduken vetëm kur fëmijët udhëtojnë për një kohë larg qytetit të prekur nga rrjedhja radioaktive pas shpërthimit. Kur fëmijët kthehen në shtëpi në Fukushima, simptomat rikthehen, shpjegon Miko Horiuchi. Ajo thotë se këto simptoma kanë të bëjnë me rrezatimit bërthamor.
Kjo nënë nuk është e vetme. Tani pothuajse çdo familje në dhe rreth Fukushimës zotëron të paktën një instrument matës rrezatimi.
Një tërmet shkatërrues dhe cunami goditi Japoninë më 11 Mars, 2011, duke vrarë rreth 20,000 njerëz në verilindje të vendit.
Nga goditja shpërtheu uzina bërthamore e energjisë në Daiichi të Fukushimas.
Në një përpjekje për të lehtësuar ankthin e publikut, qeveria japoneze ka zgjeruar hartën e sigurisë në një rreze prej 20 kilometrash përreth uzinës bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›