Greqi, kapen 2 shqiptarë, përpunonin dhe trafikonin heroinë e kanabis
Policia greke në Athinë ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë, të moshës 23 dhe 28 vjet.
Ata akuzohen ”për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha të heroinës e kanabisit, përpunim, përzierje dhe ripaketim të drogës”.
Pas informacioneve, policia identifikoi 2 shqiptarët dhe shtëpinë që përdorej si hapësirë për magazinimin, përpunimin dhe ripaketimin e lëndës narkotike.
Gjatë një operacioni të koordinuar u arrestuan shqiptarët 23 dhe 28 vjec dhe u gjetën në zotërim të tyre: 2.827 kg heroinë, 25.432 kg kanabis, 1 makineri presimi dhe pajisje laboratorike, 900 Euro, 5 peshore precize dhe 3 telefona celularë.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës.