E Diel, 1 Nëntor 2026

Philip Gorgon: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

SHBA- Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon deklaron se SHBA-të janë të kënaqura që BE i dha statusin e kandidatit Serbisë, por shpresojne që kjo gjë ti shërbejë Beogradit si inkurajim për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Në një intervistë dhënë TV Al Jazeera për Ballkanin, Gordon ka theksuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

Ai është i mendimit se ka ende shumë punë për të bërë përsa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, për shkak se ka ende dallime të mëdha rreth veriut të Kosovës. “Ne inkurajojmë palët të bisedojnë rreth këtyre dallimeve pasi besojmë se ekzistojnë mënyra që të t’u mundësohet serbëve të veriut të Kosovës, që në mënyrë legjitime të zgjedhin përfaqësuesit, të cilët do të jenë kompetentë për çështjet e tyre”,- ka thënë Gordon.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›