Incidenti 2011, BP marrëveshje 7.8 miliard $ me paditësit
SHBA- Gjigandi britanik i naftës BP ka arritur një marrëveshje prej 7,8 miliard dollarë me grupin e paditësve që hodhi në gjyq kompaninë për derdhjen masive të naftës në incidentin ‘Deepwater Horizon’ në vitin 2010. Në bazë të kësaj marrëveshje do të përfitojnë 100 mijë peshkatarë, banorët e zonës dhe punëtorët e pastrimit, të cilët u dëmtuan nga ana shëndetësore.
Megjithatë kompania nuk ka pranuar ende përgjegjësinë dhe përballet me pretendimet e qeverisë amerikane dhe firmave shpuese. Një shpërthim në platformën e BP-së në gjirin e Meksikës në prill të 2010-ës shkaktoi vdekjen e 11 punëtorëve dhe rrjedhjen në det të 4 milion fuci nafte, e për pasojë një njollë gjigande nafte. Presidenti Barack Obama e quajti incidentin, katastrofën më të madhe mjedisore me të cilën ishin përballur SHBA-të.
(el.me/news24/BalkanWeb)