E Diel, 1 Nëntor 2026

Behar Shtylla Une shqiptari i fundit qe takova Nolin ne ditet e fundit te jetes

fare bisedoi Noli i madh ne mesditen e 20 dhjetorit 1964 ne Stacionin e trenit te Nju Jorkut ne ate takim te fundit me ministrin e Jashtem te Shqiperise komuniste dhe premtimi i tij befasues se ne muajt ne vijim do te vizitonte Shqiperine. Cila ishte porosia qe ai dergoi per Enver Hoxhen ne ato momente kur e ndanin vec dy muaj nga vdekja

HYRJE

Dihet se kolosi i letrave dhe i kultures shqiptare Fan Noli ka vdekur ne moshen 83-vjecare ne vetmi te plote ne shtepine e tij ne Florida te Amerikes. Ne ate shtepi kishte vetem tre muaj qe banonte. Kishte shkuar aty per te marre veten pas nje operacioni te veshtire qe kishte bere pak kohe me pare.

Njihet tashme fakti se Noli ka pasur nje konsiderate per Enver Hoxhen dhe qeverine komuniste te drejtuar prej tij. Megjithate ai nuk u eshte pergjigjur pozitivisht shume ftesave te bera nga Tirana per te vizituar Shqiperine. Por cuditerisht rastesisht mesohet se Noli gjate rruges per ne Florida nderkohe qe shkonte per ne shtepine e tij malore prej se ciles nuk do te mund te kthehej me eshte ndalur ne Nju-Jork per tu takuar me delegacionin shqiptar qe kishte mberritur ato dite per ne sesionin e zakonshem te asamblese se OKB-se. Ne ate takim te bere me ministrin e Jashtem shqiptar Behar Shtyllen Noli ka premtuar se me se fundmi kishte vendosur te bente nje vizite 6-mujoreshe ne Shqiperi. Nderkohe qe ne ate dreke te fundit me zyrtaret e Shqiperise ai ka bere shume pyetje dhe ka shfaqur konsiderata sidomos per Enver Hoxhen dhe Hysni Kapon.

Gjithcka te biseduar rreth asaj ngjarjeje sa interesante dhe historike behet sot e ditur per lexuesin e gazetes Standard pikerisht nga zbardhja e ditarit personal te vete ish-ministrit te Jashtem Behar Shtylla i cili ka mundur te pershkruaje ate bisede te tij te fundit me te gjitha hollesite.

Pjese te faksimiles se ditarit te ish-diplomatit historik te Shqiperise komuniste Behar Shtylla.

Ai ditar eshte shkruar nga zoti Shtylla pikerisht ne vitin 1964 kur Noli beri takimin e fundit me te nderkohe qe per vite te tera kishin bere shume takime te tilla. Gjithsesi ditarin e tij te mbajtur ne ate takim me Nolin Behar Shtylla e ka bere te njohur nepermjet shtypit te kohes vetem ne vitin 1985 kur ishin mbushur plot 20 vjet nga dita kur Noli kishte vdekur. E vecanta e ketyre deshmive eshte se per here te pare opinioni i gjere njihet me mendimet qe kishte Noli per klasen politike shqiptare dhe per vete Enver Hoxhen gje per te cilat ai shume here eshte cilesuar si njeri nen influencen e komunisteve. Nder te tjera spikat premtimi i tij per te ardhur ne Shqiperi ne nje kohe qe per vite te tera kishte refuzuar ftesat e njepasnjeshme te bera nga Tirana. Cilat ishin porosite e fundit te Nolit per Enver Hoxhen. Cilat ishin pyetjet e tij ne lidhje me Shqiperine dhe ku qendronte meraku i politikes se jashtme te shtetit komunist. Perse ate dite dhjetori te 1964-s kur ishte ne ditet e fundit te jetes ne takimin qe pati me ministrin shqiptar Behar Shtylla pranoi per here te pare ftesen per te vizituar Tiranen dhe cili ishte reagimi i ministrit Shtylla perballe ketij fakti. Largimi per ne Florida dhe porosite qe u dhane ne castin e largimit te trenit.

Behar Shtylla

Shenime mbi takimin tim me Nolin

Me 20 dhjetor 1964

Si u lidhem me Nolin

Gjate vizitave ne Amerike me sherbim prane organizates se Kombeve te Bashkuara ne vitet 1946-1964 kam pasur shume takime e biseda me Fan Nolin kete personalitet te shquar te historise dhe te kultures se popullit shqiptar. Ruaj kujtime dhe pershtypje te shumta e te pashlyeshme. Takimin e fundit me te e kam pasur me 20 dhjetor 1964.

19 dhjetor 1964

Ndodhesha ne Nju Jork per sesionin e zakonshem te asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Me te mesuar mberritjen time aty Fan Noli me mori ne telefon nga Bostoni ku dhe banonte. Me uroi mireseardhjen dhe me ftoi te shkoja ne Boston per tu takuar me te si dhe shqiptaret e tjere te atjeshem. E pranova ftesen dhe vendosa te shkoja se edhe vete kisha deshire. Kerkova lejen perkatese nga autoritetet amerikane se delegacioni shqiptar e kishte te ndaluar te dilte jashte qytetit te Nju Jorkut pa leje te posacme. Por leja mu refuzua dhe nuk vajta dot.

Pak me vone me 19 dhjetor ne mbremje Noli me mori ne telefon. Me tha se te nesermen do te kalonte neper Nju Jork per te shkuar ne Florida per pushimet e dimrit. Do te arrinte me tren ne stacionin Pensilvania dhe deshironte te takoheshim. Kjo ishte edhe deshira ime. I thashe se do ta prisja ne stacion.

Nju Jork 20 dhjetor 1964

Te nesermen afer drekes shkuam ne stacion. Me mua ishin Halim Budua perfaqesuesi i perhershem i vendit tone ne OKB dhe diplomat i talentuar si dhe dy sekretare te misionit.

Treni mberriti me vonese ne oren 1315 dhe do te qendronte gjithsej nje ore e nje cerek minuta.

Me mire le te riprodhoj shenimet qe kam shkruar ate dite.

Takimi

Fan Nolin e pame nga dritarja e vagonit. Edhe ai na pa. U gezua mjaft dhe na buzeqeshi. E pritem te shkallet e trenit e morem nga krahu se nuk zbriste dot vete dhe nuk ecte pa shoqerues. Edhe stacioni ishte rremuje se po rindertohej me rrenje. Edhe ne i buzeqeshem po me erdhi shume keq qe e shikoja aq te renduar. E morem prape per krahu dhe shkuam ne hotelin Statler qe ndodhet ne anen tjeter te rruges dhe kishte nje restorant te mire. Ndenjem nje cope here ne stacion qe te clodhej.

Po shkoj ne Florida - tha - per te kaluar muajt e dimrit se atje eshte klima me e bute. Por desha qe te ndalem pak ketu qe te takohemi.

Gjendja e tij

Ishte plakur shume nga hera e fundit qe isha takuar me te. Ishte dobesuar. Mezi ecte kembet i hiqte zvarre. Doren e djathte e kishte te dobet. Pak muaj me pare ishte shtruar ne spital dhe pati bere nje operacion te rende nga kanceri ne zorre me duket. Po mbush 83 vjet po duket mire moralisht. Shpreson se qendrimi ne Florida keta muajt e ftohte do ti beje mire e do ti jape forca.

Ne Florida ne Fort Lauderdejl Laurdedale ai ka nje shtepi te bukur te rrethuar nga nje park te gjere plot lule e peme tropikale qe e ka blere me dhuratat e shqiptareve te Amerikes dhe qe i pelqen shume.

U gezua shume qe u takuam. Edhe une i shpreha gezimin tim dhe e urova per shendetin e mire tani pas operacionit. Me foli mjaft per semundjen qe kishte hequr por fjalen kancer nuk e shqiptoi.

E largonte te keqen.

Interesimi per Enver Hoxhen

Si e kam Kumandarin - pyeti - dhe shoket e tjere

Shoku Enver - iu pergjigja - eshte shume mire po keshtu jane edhe shoket e tjere. Shoku Enver me porositi te takohesha me ju patjeter tju sillja pershendetjet e tij tju shfaqja edhe ndjenjat tona te dashurise dhe respektit per ju.

Falenderoi per kujdesin qe tregonte shoku Enver per te. Me se nje here me dha shume te fala per shokun Enver qe gjithmone e therriste Kumandar per Hysni Kapon dhe shoke te tjere. Nje here shtoi

Dhe ato qe nuk ti thashe dot une ua thuaj ti

Me pyeti per ndryshimet dhe perparimet ne Shqiperi. Per Tiranen. I fola shkurtimisht per gjendjen dhe realizimet ne vendin tone.

Premtimi befasues Do te vizitoj Shqiperine

Sa per Tiranen - i thashe - ajo ka ndryshuar shume dhe po behet nje qytet i zhvilluar me ndertime te shumta me industri e institucione te shumta arsimore kulturore etj..

Nga Tirana qe keni lene ju - thashe - ka mbetur vetem Xhamia e Ethem Beut me gjithe sahatin

Qeshi. U gezua shume per realizimet. Fliste me mall per Shqiperine.

Djemte punojne mire atje dhe e nderojne Shqiperine - foli si me vete. - Ju lumte Dua te vij ne Shqiperi - tha - te takohem me shoket e mi miqte te shohe vendin se me qan zemra. Dua te takohem e te bisedoj edhe me shkrimtaret me studentet e profesoret. Te bej edhe disa lektyra leksione ne Universitete. Do te vij per vizite vitin qe vjen por do te rri ca kohe nja gjashte muaj.

Kjo me gezon shume - i thashe. - Ky lajm do te gezoje edhe shokun Enver edhe shoket e tjere. Te vini kur te doni dhe te rrini sa te doni. Deshira jone e Partise e qeverise e gjithe popullit shqiptar - shtova - eshte qe te vini te rrini gjithe jeten ne Shqiperi se eshte atdheu juaj. Per kete Shqiperi keni punuar e sakrifikuar tere jeten prandaj jo vetem te vini e ta shihni por te rroni e ta gezoni ashtu si deshet ju. Te gjithe do tju presin me krahe hapur e do te gezohen pa mase te rinjte me shume se te tjeret. Ketu e ke Halim Budon - i thashe. - Ne cdo qe te vendosni mjafton ti beni nje telefon ose ndo nje njoftim dhe do ti keni te gjitha gati.

Dreka

Kur hyme e u ulem ne restorant morem nje aperitiv sa te beheshin gati gjellet. Gjellet i zgjodhi vete nga ato qe i pelqenin. Edhe une ia dija shijet se kushedi sa here kishim shkuar bashke ne restorante te mira te Nju Jorkut qe mi rekomandonte edhe mua. Vec ai porosiste gjelle pa mish. Kesaj here me habiti qe porositi mish se gjithe jeten kishte qene vegjetarian. Porosita edhe vere te mire.

Sqe gje edhe ajo - tha me te qeshur. - U rashe kot ne qafe kafsheve prandaj vendosa te ha mish si te gjithe njerezit. Por edhe mishin edhe gjellet e tjera sa merrte nga pak dhe i linte. Megjithese kishte oreks dhe une e nxisja. Semundja i kishte prere oreksin. Edhe ilacet duket ndikonin per keq ne kete drejtim.

E pyeta si shkon si e kalon kohen me se merret.

Punoj - tha. - Me kishen merrem sa vjen e me pak se pleqeria ben punen e saj. Kam shkruar tete vjersha te reja origjinale. Kam bere edhe disa perkthime nga Getja Viktor Hygoi Uterloo A Villequiers nga R. Kipling. Gjithsej behen 100 faqe. A mund ti botoni

Patjeter - i thashe. - I presim me kenaqesi dhe interes te vecante.

Po shkruaj edhe biografine time politike - shtoi. - Me punen tuaj te pareshtur edhe ne kete moshe - i thashe - ju vazhdoni ti sherbeni memedheut si kurdohere. Jeni edhe nje shembull frymezues. Shpresoj se bashke me te tjera dhe mbase perpara tyre do te vazhdoni te shkruani e te shpini deri ne fund biografine politike se ajo ka rendesi per historine e Shqiperise.

Interesimi im per te

E pyeta nese kishte nevoje per materiale financiare. I rekomandova ti drejtohet per cdo gje shokut Halim Budo i cili eshte vete i gatshem gjithashtu ka edhe porosi qe te ti plotesoje. Iu be qejfi dhe me falenderoi por nuk kerkoi gje.

U interesua per gjendjen ne kufijte dhe per marredheniet e vendit tone me vendet e tjera.

I fola per politiken tone te jashtme per marredheniet me fqinjet dhe me vendet e tjera per gjendjen e shendoshe te brendshme dhe unitetin e vigjilencen e popullit tone etj.

Vleresimet e tij per politiken tone te jashtme

Ne duam marredhenie te mira me fqinjet dhe me vendet e tjera - i thashe - ne barazi e respekt reciprok. Duam paqe siguri dhe miqesi ne kufijte tane dhe me tej por historia na ka mesuar te mbajme edhe syte hapur.

Shume mire e keni - tha. - Drejt e keni edhe me marredheniet me te tjeret. Enver Hoxha di se cben dhe ju keni fituar nje eksperience te madhe edhe ne fushen nderkombetare. Kenaqem per emrin e mire dhe te nderuar qe ka sot Shqiperia.

Perfundimi

Po afronte ora e nisjes se trenit ora e ndarjes. Ne kishim deshire te rrinim me gjate me te. Edhe atij keshtu ia donte zemra por orari ishte i prere dhe nuk varej nga deshira jone. E kapa per krahu dhe ashtu duke capitur ngadale dhe duke biseduar dolem nga restoranti. Ndihej me i lehte nga kur erdhi. U gezua per takimin sikur mori fuqi. Iu ringjall Shqiperia iu afrua shpresa per ta pare memedheun. Keto ndjenja plot mall e shpresa shndrinin ne syte e tij te thelle ne buzeqeshjen e tij.

Te porta e hotelit qendruam e beme fotografi qe i ruaj si kujtim shume te cmuar. Mbasi keto ishin fotografite e tij te fundit se gjalli.

Percjellja dhe porosia e tij per Enver Hoxhen

Nju Jorku ishte gjithmone i vrenjtur e i zymte po ate dite kishte edhe re. E percollem per krahu ne stacion. Keshtu e mbajta edhe kur ngjiti shkallet.

Para se te ndaheshim me porositi te pershendesja nga ana e tij kumandarin dhe ti bej shume te fala.

I thuaj - me porositi - se mua me gjeti si ate kristianin qe ishte bere muhamedan por qe sa here kalonte perpara kishes kthente koken e thoshte Zonje Shen Meri mos me ver re nga emri se me zemer jam me ty.

Kur u ndame me qafoi me syte mbushur edhe me gezim edhe me trishtim. Dukej i vendosur qe te vinte ne Shqiperi patjeter. Kjo deshire e tij e thelle duket se sot u kthye ne bindje. Te xhami i vagonit i ritheksova se vitin qe vjen e presim ne Shqiperi. Tundi koken me miratim dhe buzeqeshi.

Iku me fytyre te qete por te lodhur.

Largimi

U nis treni. Dhe ai iku vetem plak i semure i vetmuar por me deshire per te marre fuqi dhe me optimizem te perforcuar per te pare Shqiperine e shtrenjte vitin qe vjen.

E pershendetem me dore. Edhe ai na pershendeste. Ndenjem deri sa u zhduk treni nga syte tane pastaj u kthyem ne pune me gezimin qe na ngjalli ky takim dhe me shpresen se do te takohemi perseri ne Shqiperi vitin qe vjen por edhe me zemren te renduar qe e pashe aq te lodhur e te plakur te vrare nga jeta te cilen e do aq shume.

Vdekja

Nuk ma merrte mendja dhe as do te doja ta besoja qe ky do te ishte takimi im i fundit me Fan Nolin mbase takimi i tij i fundit me nje Shqiptar. Treni ate dite po e shpinte drejt Florides klimebute ku ai priste te gjente clodhje e te merrte shendet. Po nuk shkuan as tre muaj dhe endrrat e shpresat e tij per te pare se afermi Shqiperine u fiken ne nje dite marsi. Ne vetmi ne shtepine e tij te vetmuar te rrethuar me lendine te njome e me lule tropikale brenda nje gardhi me shkurre.

Noli shqiptari i famshem ne bote

Historia dhe biografia e jetes se Fan Nolit tashme eshte e pershkruar ne dhjetera e dhjetera shkrime e broshura te botuara kudo ne bote. Per te eshte folur jo vetem ne vitin 1924 kur ne Shqiperi udhehoqi nje nga revolucionet me te vecanta ne Evrope por edhe me shpejt. Konkretisht ne nje koment qe mban daten 23 qershor te vitit 1924 Manchester Guardian e pershkruan Fan Nolin si njeriun qe do te ishte bere i famshem ne cdo vend te botes. Atdhetar demokrat burre shteti poet dhe perkthyes. Theofan Stlian Noli u lind me 6 janar 1882 ne Ibrik Tepe fshat shqiptar ne Tharke jo shume larg nga Edreneja. I ati Stiliani ndonese trashegoi nje prone toke nuk u mor me bujqesi por sherbeu si psalt ne kishezen e fshatit. E ema Maria ishte shtepiake. Ne vitin 1900 shkoi ne Greqi me qellim qe te nxirrte jetesen dhe te ndiqte Fakultetin e Filozofise ku punoi edhe si kopist sufler dhe aktor prane nje trupe greke teatri shetites.

Tek punonte atje iu ngjall deshira te merrej me dramaturgji. Me 1903 kaloi ne Egjipt ku nisi te punonte si mesues i greqishtes. Nderkohe njihet me levizjen kombetare. I ndihmuar nga patriote nis veprimtarine politike dhe letrare. Shkruan artikuj publicistike perkthen greqisht Shqiperia cka qene ceshte dhe cdo te behet te Sami Frasherit.

Me 1906 i nxitur dhe i perkrahur nga patriotet Noli u nis per ne SHBA me qellim qe te ndihmonte ne organizimin dhe ne bashkimin e shqiptareve te merguar qe kercenoheshin nga rreziku i percarjes per shkak te veprimeve te shovinisteve greke. Beri pune krahu si punetor ne nje fabrike sharre si pjatalares etj.

Megjithate nuk kishte bindje te forta fetare u dorezua prift me 1908 dhe filloi luften per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga kisha greke duke bere sherbesa shqip duke shqiperuar libra fetare etj. Nderkohe bashkepunonte ne gazeta mbante ligjerata organizonte shoqeri patriotike te cilat me 1912 u bashkuan ne federaten panshqiptare Vatra dhe po ate vit kreu studimet e larta per arte ne Universitetin e Harvardit Bachelor of Arts cum laude. Ne vitin 1935 u kthye ne nje nga pasionet e tij te vjetra muziken dhe ne moshen 53-vjecare u regjistrua ne Konservatorin New England ne Boston ku u diplomua tre vjet me pas. Ishte 63 vjec kur mori titullin doktor ne filozofi nga Universiteti i Bostonit per disertacionin Gjergj Kastrioti ndash Skanderbeu 1405-1468 George Castrioti Scanderbeg qe botohet me 1947 vdiq ne Florida me 13 mars te vitit 1965.

Behar Shtylla

Emri i Behar Shtylles eshte regjistruar ne historine e Shqiperise komuniste si njeriu me me pervoje dhe qe ka projektuar politiken e jashtme te diplomacise se saj. Ai ka lindur ne vitin 1918 dhe eshte nga kuadrot e para te Luftes Nacionalclirimtare. Per shkak te cilesive te vecanta diplomatike qe viheshin re tek ai u be nga njerezit e pare te preferuar te diktatorit Enver Hoxha per te punuar ne fushen e politikes se jashtme te shtetit keshtu qe ne fillim eshte emeruar minister ambasador fuqiplote ne Paris ndersa ne vitin 1953 zevendesoi vete Enver Hoxhen ne detyren e ministrit te Jashtem te cilen e kreu per 17 vjet me radhe pikerisht deri ne vitin 1970.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›