Korce Vjeshte 2011 sekuestron 6 automjete te vjedhura
Ne 24 oret e fundit policia ka sekuestruar 6 makina luksoze te vjedhura. Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne bashkepunim me strukturat e saj policore ne juglindje e ka zhvendosur vemendjen edhe ne qarkun e Korces per identifikimin bllokimin dhe sekuestrimin e automjeteve te vjedhura ne vende te ndryshme te Evropes. Ne kuader te operacionit te koduar Vjeshta II pas kontrolleve te shumta te te gjitha automjteve me targa te huaja por dhe ato qe qarkullojne pa targa jane zbuluar 6 te tilla qe kane rezultuar me pas te vjedhura. Behet fjale per 6 automjete luksoze qe sipas informacioneve zyrtare te policise juglindore kane qene te vjedhura ne Itali Serbi dhe Bullgari dhe me pas jane trafikuar drejt Shqiperise ku jane shitur dhe qarkullonin ne Korce. Sipas te njejtave burime zyrtare mesohet se ne kuader te ketij operacioni te shtrire ne te gjithe vendin vetem ne 24 oret e fundit ne qarkun e Korces dhe kryesisht ne akset nacionale te saj si Korce-Pogradec Korce-Kapshtice etj. i jane nenshtruar kontrollit te dokumentacionit plot 200 automojete te tjera kryesisht me targa te huaja. Ne te gjitha rastet verfikimete e anes dokumentare dhe teknike te tyre behen nepermjet Interpolit. Ne keto kushte pergjigja e tij ka rezultuar per 6 automjete te vjedhura te cilat jane sekuestruar menjehere. Nderkaq kontrollet do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim ndersa sipas drejtuesve te policise ne Korce nuk do ti shpetoje kontrollit asnje lloj mjeti qe qarkullon me targa te huaja per te zhdukuar fenomenin e vjedhjes se mjeteve luksoze dhe per ti sjelle ato ne Shqiperi.