E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapet 93 kg hashash në Korfuz, kishte ardhur nga Saranda

Policia greke ka sekuestruar sot 93 kg hashash i cili dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria. Sipas informacioneve droga është gjetur në det 4 milje në juglindje të ishullit Erikusa në Korfuz nga një peshkatar.
 

Sipas policisë greke droga ishte futur në një çantë të zezë dhe ishte ndarë në 40 pako ndërsa dyshohet se është hedhur në det nga një skaf i nisur nga Saranda.
 

Dyshohet se droga mund të jetë pjesë e 67 kg kanabis të sekuestruar më 10 korrik nga policia greke në kanalin e Korfuzit.
Ndërkohë Policia greke ka nisur operacion të gjerë nga deti dhe toka për kapjen e skafit, por edhe gjetjen e sasisë tjetër të drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›