Të huajt emigrantë te ne, në Elbasan 142 leje qëndrimi

142 shtetas të huaj kanë marrë leje qëndrimi në qarkun e Elbasanit brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut Elbasan,Valbona Begu,thekson se sipas informacioneve nga zyra e kufirit dhe migracionit për këtë qark pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që kanë fituar lejet e qëndrimit në këtë qark e kanë kërkuar atë për motive fetar-humanitar me plot 83 raste, 43 raste të tjera janë rregjistruar për motive punësimi dhe 16 të tjerë për bashkim familjar. Sipas Begut vendi me numrin më të lartë të personave që kanë marrë lejet qëndrimi në këtë qark është Amerika,Turqia dhe Kina.
Sipas zëdhënëses së policisë Elbasan gjatë kësaj periudhe janë lëshuar edhe 3 urdhër largimi për shkelje të afateve të qëndrimit për tre shtetas të huaj, një rumun, një maqedonas dhe një kinez të cilëve për 6 muaj nuk u lejohet të shkelin në territorin e shtetit tonë.