Greqi, kapet në portin e Korfuzit shqiptari i kërkuar
KORFUZ- Arrestohet në portin e Korfuzit një shqiptar 33- vjec, i cili kërkohej nga Interpoli. Policia greke arrestoi 33- vjecarin, ndërsa ai tentonte të futej në Greqi nëpërmjet portit të Korfuzit.
Pas kontrollit të dokumentave rezultoi se për shqiptarin, ekzistonte një mandat arresti ndërkombëtar. 33- vjecari kërkohej për grabitje dhe aktivitete të tjera ilegale.
Ai u dërgua në prokurorinë e Korfuzit e më pas do të fillojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
(e.m/BalkanWeb)