Greqi, kriza BE dhe FMN 45 miliarde euro për Athinën
BRUKSEL - Gjashtëmbëdhjetë vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë vënë në dispozicion të Greqisë 45 miliardë euro. Vendimi u morr pas videokonferencës që mbajtën sot ministrat e Financave të Eurozonës, të cilët vendosën të vinin në dispozicion 30 miliardë euro, për vitin e parë, për nevojat financiare të Greqisë, nëse Athina do të kërkojë ndihmë, deklaroi gjatë një konference për shtyp komisioneri i BE-së për punët Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn.
Këtyre 30 miliardëve do t'i shtohet edhe ndihma e FMN-së, e cila pritët të marrë vendimin në orët në vazhdim, por sipas informacioneve FMN mund të vërë në dispozicion rreth 12 ose 15 miliardë dollarë.
Rehn shpjegoi se taksa e interesit për ndihmat e Eurogrupit do të jetë rreth 5 për qind.
Ai theksoi se interesi nuk ka formën e grantit dhe se është pak më i lartë se ai që aplikohet nga FMN.
Por Ministri i Financave grek Jorgo Papakonstantinu theksoi sot se Athina nuk ka kërkuar ende të aktivizohet mekanizmi i mbështetjes ekonomike evropiane. Ministri përshëndeti dhe e cilësoi si "shumë të rëndësishëm" vendimin e ministrave të Financave të zonës euro, lidhur me paketën e ndihmave dhe kushtet e saj.
Pak më parë ministrat e Financave të Eurozonës vendosën të vënë në dispozicion 30 miliardë euro ndihma për Greqinë. Kësaj shume do t'i shtohet edhe ajo e FMN-së që mendohet të jetë rreth 15 miliardë euro.
(d.b/BalkanWeb)