Abuzoi me të miturin, në pranga pedofili
BERAT-Ka përfituar nga mosprania e njerëzve të tjerë për të abuzuar seksualisht me një të mitur. Edison Hoxhallari nga lagjia periferike Uznovë në Berat ka rënë në prangat e policisë mesditën e sotme. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20: 00, 26-vjecari ka abuzuar seksualisht me një të mitur, banor i po të njëjtës lagje. I riu mësohet se ka shfryëzuar faktin që në banesën e tij nuk ka patur njerëz dhe sapo ka parë vogëlushin vetëm në rrugë e ka marë atë në shtëpinë e tij ku edhe ka kryer mardhënie seksuale me dhunë. Pasi e ka lënë të lirë fëmija ka rrëfyer gjithçka tek prindëritë e tij ku më pas këta të fundit kanë denoncuar në polici fqinjin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)