Greqi, kriza sjell grekët për pushime në Shqipëri
ATHINE- Gjatë këtij viti shumë grekë, vecanërisht ata që banojnë në veriperëndim të Greqisë, nuk do të pushojnë në bregdetin apo ishujt e vendit të tyre për shkak se financat nuk ua lejojnë këtë, por janë në gjendje të kalojnë pushimet e verës në Shqipërinë fqinje.
Në një shkrim botuar në disa website greke, thuhet se “paketat e lira që ofrojnë shqiptarët dhe kriza që po përjeton Greqia, kanë bërë që njerëzit të kthejnë sytë kryesisht nga bregdeti i Sarandës dhe Himarës”.
Sipas informacioneve, rezervimet nga qytetarë grekë në hotelet e jugut të Shqipërisë, janë rritur. Disa persona që e kanë provuar këtë përvojë, shprehen se një nga arsyet kryesore që prej disa vitesh ata kanë zgjedhur Sarandën për pushime, është edhe fakti që ajo ndodhet shumë pranë qyteteve të tyre dhe nuk iu duhet të bëjnë udhëtim të gjatë.
Për më tepër, ata argumentojnë se në bregdetin shqiptar mund të gjendet banesë më e lirë se në Greqi.
Nuk lënë pa përmendur faktin që shërbimet në Greqi kanë nivel më të lartë, por pranojnë se Shqipëria mund të ofrojë pushime me kosto të ulët, dhe japin si shembull faktin që një dhomë dyshe mund te gjendet me rreth 50 € për një natë.
Shkrimi shton se vitet e fundit në jug të Shqipërisë janë ndërtuar shumë hotele të reja, veçanërisht në Sarandë. Cfarë që përmendet si negative janë ndërtimet pa sistem, ndërsa avantazhi është se në këtë zonë banorët kuptojnë dhe flasin greqisht, gjë që lehtëson jetesën gjatë ditëve të pushimit dhe i bën ato më të këndshme pushimet.
"Ndoshta disa kanë paragjykime për të shkuar me pushime në Shqipëri, por nëse e provoni, në fund vizitë, do të kuptoni se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha", thotë një qytetar grek, që ka vizituar kohët e fundit vendin tonë.
Së fundi, shkrimi vë në dukje se përveç grekëve, shumë gjermanë, italianë dhe turistë skandinavë, preferojnë gjithmonë e më shumë vitet e fundit në bregdetin shqiptar.
(s.g/balkanWeb)