Greqi, kapen 3 shqiptarë, grabisnin të moshuarit
ATHINE- Policia arreston një tjetër grup shqiptarësh të akuzuar për grabitjen e të moshuarve. Aksioni është kryer në Zakintho nga oficerët e policisë së Sigurisë, të cilët kanë vënë në pranga tre shqiptarë 21, 23 dhe 31 vjeç.
Policia u njoftua për një grabitje dje në orët e para të mëngjesit dhe mobilizua për të identifikuar autorët e saj. Në vendin e ngjarjes gjeti si provë një levë dhe një palë çorape dhe pas kësaj ra në gjurmët e grabitësve. (Ne foto provat e sekuestruara nga policia)
Hetimet treguan se personat e arrestuar kanë kryer gjatë tremujorit të fundit 14 plackitje në Zakinthos kundër njerëzve të moshuar.
Policia thotë se grupi operonte përgjithësisht në mëngjes herët, në familjet që i kishte piketuar më parë, ku jetonin njerëz të moshuar. Pas prishjes së dyerve apo dritareve, grabitësit me corape në fytyrë dhe doreza në duar, hynin brenda dhe nën kërcënimin e objekteve të mprehta e duke përdorur dhunën, merrnin me vete para, bizhuteri dhe gjëra me vlerë. Para se të largoheshin prisnin kordonin e telefonit që viktimat e tyre të mos telefononin menjëherë policinë.
Ky është grupi i dytë i grabitësve të të moshuarve që shkatërrohet këtë muaj. Disa ditë më parë policia e Volosit arrestoi 3 shqiptarë të tjerë së bashku me një femër greke, të cilët gjithashtu kryenin grabitje të dhunshme e nga dhuna e tyre, kishte humbur jetën një grua e moshuar në Volos.
(s.g/balkanWeb)