E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, largohet deputja e PASOK, grupi me 152 deputetë

ATHINE- Zhvillime të shpejta shkaktoi vendimi i Papandreut për referendum mbi marrëveshjen e samitit të BE mbi borxhin grek.

Gjatë orëve të ditës një nga deputetet e grupit të PASOK, Milena Apostolakis deklaroi dorëheqjen e saj nga grupi parlamentar, pasi e vlerësoi përcarës vendimin e Papandreut për referendum. Pas kësaj dorëheqjeje shkon në 152 numri i deputetëve të PASOK në Parlamentin grek.

Deputetja e bëri të njohur vendimin e saj nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Parlamentit grek dhe kryeministrit.

Ndërkaq mësohet se 6 anëtarë të partisë qeverisëse greke PASOK u kanë bërë thirrje kryeministrit Jorgos Papandreu të japë dorëheqjen, një ditë pas ai kërkoi një referendum mbi paketën e shpëtimit të propozuar BE-së.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›