Integrimi, Arvizu: Klasa politike dialog për reformat
TIRANË- Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, ka apeluar përsëri për nisjen e dialogut politik, me qëllim plotësimin e kritereve të vendosura nga Komisioni Europian. Arvizu e bëri këtë deklaratë gjatë një tryeze të përbashkët qeveri-donatorë.
“Meqë qëllimi i Shqipërisë është integrimi në BE, nevojiten përpjekje të shumta të mëtejshme. Tani është koha që partitë politike ta riangazhojnë veten ndaj ripërtëritjes së dialogut, e të ripërqendrojnë përpjekjet e tyre për të ecur përpara, drejt një axhende kërkuese politike dhe ekonomike, që përfshin: shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformën zgjedhore. Donatorët do mbeten të gatshëm ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen”, tha Arvizu.
Nga ana e tij ministri i Inovacionit Genc Pollo, përvec paraqitjes së disa arritjeve të qeverisë, theksoi se kjo qeveri “do të vazhdojë luftën pa kompromis kundër korrupsionit me qëllim përmbushjen e kritereve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, por gjithashtu edhe në plotësimin e pikave të tjera të raport progresit”.
Të prashim në këtë anktivitet ishin edhe ministrja e Integrimin Majlinda Bregu dhe përfaqësues të vendeve donatore.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Integrimi, Arvizu: Klasa politike dialog për reformat