E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kreu i opozitës: Do ta pengojmë referendumin

ATHINE- “Zgjedhjet janë të nevojshme dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë që iu takojnë”, tha kreu i partisë Demokracia e Re Antonis Samaras, pas takimit të tij me Presidentin e Republikës Karolos Papulias. Samaras e karakterizoi përçarës vendimin për referendum, vendim që shkakton dilemë dhe përbën shantazh duke rrezikuar të ardhmen e vendit.
"Papandreu në përpjekjen e tij për të shpëtuar, shkakton dilemë, përçarje dhe shantazh, të cilat rrezikojnë të ardhmen tonë dhe pozicionin e Greqisë në Europë", tha Antonis Samaras.

Kreu i Partisë Demokracia e re tha se partia e tij është e vendosur të parandalojë me çdo kusht, eksperimente të tilla kuturu”.

"Në këto kohë kritike, unë kam një përgjegjësi morale për të bërë atë që është e nevojshme në mënyrë që vendi të mos iu futet aventurave. Është shumë e rëndësishme që këto plane të mos gjejnë bashkëpunëtorë", u shpreh Samaras.
Ndërsa dilte nga pallati presidencial, Samaras tha: "I shpjegova Presidentit të Republikës që Demokracia e Re është e vendosur për të parandaluar me çdo kusht, trajtimin e cështjeve të tilla kuturu. Aktualisht ne kemi kërkesën tonë për zgjedhje, që është një nevojë kombëtare. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë”, tha kreu i opozitës greke.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›