Zgjedhjet në Shalë, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD
TIRANE- Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve në Komunën Shalë në Shkodër. Kolegji rrezoi kërkesën e PD si të pabazuar në ligj, duke u shprehur se nuk ka shkak për përsëritjen e zgjedhjeve. Sipas rezultatit që tashmë është lënë në fuqi nga Kolegji Zgjedhor, kandidati i PS, Balë Vuksani, ka marrë 664, dy më shumë se 662 votat e kandidatit të Partisë Demokratike, Dede Tonaj.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)