Ambasadori danez: Progresi s’matet me fjale
Ky është rekomandimi i ambasadorit danez, Karsten Jensen i cili nuk duket aspak optimist kur bëhet fjalë për 12 detyrat e shtëpisë që i janë dhënë vendit tonë nga Bashkimi Europian, madje tregohet jo i drejtpërdrejte ne deklarata kur pohon se situate nuk duket aspak e ndritshme: “Fatkeqësisht shume pak është bere këto 2 vite ne këtë drejtim. Por është komisioni ai qe jep opinionin e jo shtetet. Ata shqyrtojnë faktet e faktet fatkeqësisht nuk janë te mira. Situata aktuale politike nuk duket shume e shndritshme e sigurisht do te ketë ndikimin e saj ne opinionin e ke. Qe KE te japë nje vlerësim pozitiv duhet bere progres konkret”. I pyetur nëse kthimi i opozitës në kuvend është shenjë e klimës së duhur politike diplomati përgjigjet: “Nuk është e rëndësishme çfarë ju thoni apo bëni ndonjëherë. E rëndësishme është qe ne parlament te merren vendime, te arrihen kompromise e te shihen rezultate. Sepse progresi drejt BE nuk matet me atë çka thoni, por me atë çka beni”. Këto deklarata ambasadori danez i beri gjate një vizite ne qytetin e Korçës, pas një takimi me kryetarin e bashkisë Niko Peleshi.