Greqi, lirim nga burgu për qindra shqiptarë

Ministri i Drejtësisë, Miltiadhis Papajoanu do të paraqesë sot në Parlamentin grek një amendament që parashikon lirimin e qindra të burgosurve të dënuar deri me dhjetë vite burg.
Siç informojnë mediat greke, kjo lëvizje bëhet për shkak të mbipopullimit të burgjeve greke të cilat mund të mbajnë deri në 9.700 të burgosur ndërkohë që numri aktual i të burgosurve është 12.200, gjë që do të thotë se burgjet janë të mbipopulluara me 2.300 persona më shumë dhe kushtet për jetesën e tyre janë të rënda. Nga 12.200 të burgosur 7000 janë të huaj dhe prej tyre 4000 janë dënuar për trafik droge.
Me këtë amendament pritet të lirohen qindra të burgosur prej të cilëve shumë shqiptarë të cilët janë dënuar deri me dhjetë vjet burg. Në këtë amendament nuk përfshihen dënimet që kanë të bëjnë me interesat ekonomike të vendit, korrupsion, abuzim me paratë shtetërore apo mospagim të taksave, si dhe për rastet e të akuzuarve për terrorizëm./Start/
2011-12-16 15:47