Zhduket frika për Europën, bie sateliti Uars, nuk shkakton dëme
SHBA- Asnjë rrezik për Europën nga mbetjet e satelitit inaktiv të NASA-s, UARS.
Lajmi është siguruar nga të dhënat më të fundit të NASA-s, sipas të cilit trajektorja e satelitit ndryshoi në orët e fundit përpara se të binte në tokë.
NASA konfirmon se sateliti amerikan me peshë 6,3 tonë, i cili pritej të rrëzohej mbi Tokë, ka rënë aktualisht sot në orën mes orës 5 :20 dhe 7:00 të mëngjesit të sotëm, me orën tonë, duke u shkatërruar gjatë impaktit në një zonë mbi Oqeanin Paqësor, por nuk dihet ende me saktësi zona e rënies së tij.
''Sateliti ra mes orës 03:23-05:09 GMT duke fluturuar mbi një pjesë të territorit të Kanadasë dhe Afrikës, si edhe mbi një pjesë të oqeaneve Paqësor, Atlantik dhe Indian",-deklaroi NASA
Pavaresisht se pjesa më e madhe e objektit hapësinor mendohet të jetë djegur, besohet se rreth 500 kg të tij kanë përfunduar në tokë.
(e.m/BalkanWeb)