Juventus-Inter, arbitri përfundon nën akuzë
TORINO- Polemika dhe akuza kanë shoqëruar post-ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, ku bardhezinjtë arritën të triumfonin 2-1. Bardhezinjtë rihapën kampionatin, duke triumfuar ndaj rivalëve të përjetshëm, falë golave të Kielinit e Marçizios, ndërkohë që Samuel Eto barazoi përkohësisht rezultatin. Por, pas këtij takimi në shënjestër ka përfunduar arbitri Sakani dhe dizenjatori Kolina, që nga episodet e dyshimta e deri tek nxjerrja ndoshta e tepruar me të kuqe e Hoze Murinjos.
Gazzetta Dello Sport e vlerëson me notën 4, Tutosport me 4.5 dhe Corriere dello Sport me 5 gjyqtarin e ndeshjes. Gjithçka nisi me dy penallti të mosdhëna, njëra për ndërhyrjen e Muntarit ndaj Sisokos dhe tjetra për mbajtjen e Kanavaros ndaj Samuel. Por arbitri mund ta kishte kursyer Hoze Murinjon në momentin e golit të parë të Juventusit, pasi ironizimet që bëri trajneri zikaltër janë të shumta në futboll. Në pjesën e dytë Interit mund t’i ishte akorduar një penallti pas ndërhyrjes së Kaseres kundër Militos, ndërsa pak minuta më vonë gjyqtari mbylli sytë duke mos i nxjerrë kartonin e dytë të verdhë Valter Samuel, pas ndërhyrjes ndaj Del Pieros. Arbitri ishte i pavëmendshëm edhe në sherrin e minutave të fundit. Felipe Melo duhej ndëshkuar me karton të kuq direkt, ndërsa arbitri fali Kristian Çivun, që goditi me kokë Sisokon. Akuzat shkojnë edhe për dizenjatorin e arbitrave Kolina, i cili zgjodhi jo një ndërkombëtar për të gjykuar ndeshjen më të tensionuar në Serinë A në këto momente.
Përpos kësaj, në kampin e Juventusit kanë qenë të lumtur me fitoren, që e shkurtoi në 5 pikë distancën me Interin dhe rihapi Serinë A. “Është bukur të mundësh kampionët”, deklaroi Çiro Ferrara. Ai foli edhe për momentin e nervozizmit me Murinjon, duke thënë se gjithçka ishte e mbyllur aty për aty dhe se portugezi në fund i kishte dhënë dorën. Në kampin e Interit, të gjithë e kanë pritur të qetë humbjen, duke e patur mendjen te sfida e Champions League kundër Rubin Kazanit. “Nuk kemi asnjë peng, ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe pavarësisht humbjes, jemi në vend të parë”, deklaroi kapiteni Zaneti. Ndërkohë Murinjo nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment pas ndeshjes, duke u larguar nga stadiumi pa dhënë konferencën e zakonshme për shtyp.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)