Greqi, masa të reja njofton nga SHBA ministri Venizelos
ATHINE-Në mënyrë të vecantë Venizelos njoftoi shkurtimin në masën 20 % të pagave të administrates publike, që nga 1 Tetori.
Gjithashtu njoftoi uljen në masën 4% të pensioneve, në kontekstin e “reformës së pensioneve”.
Pa specifikuar detaje mbi agjencitë që do privatizohen së shpejti, ministri njoftoi se është qëllimi që nga privatizimet të mblidhen këtë muaj 1.4 miliardë Euro, ndërsa deri në vitin 2014 duhet të përftohen 28 miliardë Euro.
Ministri njoftoi gjithashtu eliminimin e përjashtimeve
tatimore, i cili do të aplikohet që nga 1 Janari i vitit 2011, deri në vitin 2014 dhe përfitimi do të jetë 1.1 % i GDP-së, ose 1.4 miliardë Euro, pa harruar edhe tatimin mbi pronat e patundshme që do të vilet deri në 2014.
Për këto masa dhe efektin e tyre, duhet të bihet dakort me Trojkën, ekipi i së cilës pritet të vijë së shpejti në Athinë.
(d.b/BalkanWeb)