Largimi i varrezave të makinave, opozita kundër aktit normativ
TIRANË- Të gjitha varrezat e makinave që ndodhen buzë rrugëve nacionale do të hiqen dhe në bazë të kërkesave do të zhvendosen, jo më afër se 1 km larg këtyre akseve.
Është ky thelbi i aktit normativ që qeveria ka sjellë sjellë për miratim në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, ku ekpertët e ministrisë së Mjedisit kanë argumentuar se varrezat e makinave krijojnë ndotje dhe premisa për aksidente.
“Rezulton se në Shqipëri ka afro 290 varreza makinash. Të 290 vendosjet janë problematike përsa i takon cilësisë së mjedisit , por edhe sigurisë rrugore. Dhe si të tilla është menduar që duhet të largohen nga akset kryesore të rrugëve kombëtare”,- u shpreh zv/ministri Taulant Bino.
Socialistët kanë kërkuar që të bëhet identifikimi i të gjitha makinave që ndodhen në varreza, pasi ato janë përdorur edhe në aktivitete kriminale.
“Mënyrë si është zgjedhur që ato varreza të largohen nga rrugët është krejtësisht arbitrare dhe aspak serioze dhe në fund nuk do të rezultojë efikase. Rreth 25-30% të makinave që figurojnë të regjistruara janë dhe gjenden në varrezat e makinave , por a janë të identfikuara ato? Duhet të fillojë një proces identifikimi, është shumë me rëndësi sa makina janë të regjistruara sa janë të pa regjistruara. Ka qenë një problem shqetëësues që makina që janë përdorura gjatë aktiviteteve kriminale gjenden në varrezat e makinave”,- deklaroi deputeti i PS Eduart Shalsi.
“ Unë mendoj se kjo e jitha po bëhet në një terr korrruptiv, pasi do ketë marrë ndonjëri ndonjë tokë dhe do të dalë me një pikë të madhe grumbullimi dhe po ja heq t vegjëlve që ti marë ndonjë i madh që ta licensesojë ministria juaj”,- theksoi deputeti i PS Blendi Klosi.
Pas kundërshtimeve deputetët e opozitës janë larguar komisioni parlamentar i veprimatrive prodhuese, ndërkohë që akti normativ u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)