E Diel, 1 Nëntor 2026

M. Madhe, krim brenda familjes, babi vret djalin

Krimi brenda familjes është rikthyer në Veri të vendit. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe mesditën e sotme, ku babai ka vrarë me armë zjarri, djalin e tij.
27-vjeçari Edmond Lulaj ka mbetur viktimë e kësaj ngjarje të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka goditur për vdekje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›